Transmetuar më 15-08-2026, 00:50

Në foto: Renis Dobra

Siciljan Çakrri u vu në pranga në Tiranë për dyshime që lidhen me lëndët narkotike. Ai është djali i Petrit Cakrrit, i akuzuar në dosjen e vrasjes së Renis Dobrës

TIRANË – Siciljan Çakrri është arrestuar mbrëmjen e së premtes në zonën e Astirit në Tiranë, pasi dyshohet për përfshirje në veprimtari të paligjshme të lidhura me lëndët narkotike.

Sipas të dhënave paraprake, Cakrri u vu në pranga nga forcat operacionale dhe pritet të dalë të shtunën para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Siciljan Cakrri është djali i Petrit Cakrrit, i cili akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.

Renis Dobra, 23 vjeç, u vra në Mat në korrik të vitit 2025. Sipas hetimeve, pamjet filmike kanë dokumentuar rrëmbimin e tij, ndërsa për ngjarjen akuzohen Petrit Cakrri dhe vëllezërit Kristi e Fation Bushgjokaj.

Hetimet për rastin e ri ndaj Siciljan Cakrrit lidhen me dyshimet për posedim të lëndëve narkotike.

Vrasja e Renisit u zbardh në korrik 2025

Policia e Dibrës zbardhi vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në fillim të korrikut 2025 dhe tha atëherë se arrestoi 2 prke autorëve të dyshuar, Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj.

Ndërsa u shpallën në kërkim 2 vëllezërit e Fationit, Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj. Viktima u rrëmbye dhe u mbyt me litar, ndërsa motiv dyshohet se janë konfliktet për trafik droge.

Çakrri, dëshmitar në vrasjen e Azem Hajdarit

I akuzuari Petrit Çakrri banues në Tropojë, i cili rezulton të jetë edhe një prej dëshmitarëve okularë të vrasjes së ish-deputetit të PD-së, Azem Hajdari më 12 shtator 1998.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit