Transmetuar më 14-08-2026, 19:57

TIRANË – Ka nisur këtë të premte protesta e radhës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Tiranë, ndërsa tubimit i janë bashkuar edhe qytetarë të ardhur nga diaspora.

Sipas organizatorëve dhe raportimeve nga terreni, grupet e protestuesve të ardhur nga jashtë vendit janë grumbulluar fillimisht në zonën e ish-Stacionit të Trenit, prej nga kanë nisur marshimin në drejtim të qendrës së kryeqytetit. Marshimi vijon drejt Sheshit “Skënderbej” dhe më pas drejt Kryeministrisë.

Protesta e sotme është cilësuar nga organizatorët si e 76-ta radhazi, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama.

Në tubim janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë, korrupsionit dhe klasës politike, ndërsa protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe politike dhe kanë kërkuar ndryshim të sistemit politik.

Ndër sloganet e dëgjuara gjatë protestës janë “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama në burg”, “Poshtë patronazhistët”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Pjesëmarrja e diasporës është një nga elementët kryesorë të protestës së kësaj të premteje. Sipas njoftimeve të publikuara nga pjesëmarrës dhe mbështetës të protestave, diaspora ka planifikuar aktivitete në Tiranë gjatë datave 14–16 gusht.

Protesta vijon në qendër të Tiranës, ndërsa pritet që situata dhe numri i pjesëmarrësve të ndryshojnë gjatë orëve në vijim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit