

Një automjet është përmbysur mesditën e sotme në një prej akseve rrugore të Durrësit, ndërsa drejtuesi i mjetit dyshohet se po udhëtonte drejt spitalit për t’i dhënë ndihmë mjekësore vajzës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor që lidh kryqëzimin pranë stadiumit me Drejtorinë Vendore të Policisë dhe spitalin.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Hyundai Tucson” ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në mes të rrugës, në një segment të ngarkuar me trafik.
Mësohet se babai po e transportonte vajzën e tij drejt spitalit, pasi ajo kishte temperaturë të lartë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.
Pavarësisht përmbysjes së automjetit, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






