

Takimi i tretë i APEC-ut, mundësi zhvillimi dhe bashkëpunimi shumëplanësh
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun paraqiti sot për mediat punët përgatitore lidhur me Takimin e Tretë të Zyrtarëve të Lartë të APEC-ut 2026, i cili do të mbahet në Dalian të Kinës Verilindore.
Sipas tij, si vendi pritës i aktiviteteve vjetore të APEC-ut 2026 në datat 17 – 28 gusht, Kina do të organizojë Takimin e Tretë të Zyrtarëve të Lartë të APEC-ut dhe takimet përkatëse në qytetin Dalian, provinca Liaoning. Ky do të jetë takimi më i madh për sa i përket pjesëmarrësve dhe numrit të eventeve, si dhe do të promovojë arritjen e më shumë rezultateve të bashkëpunimit në fusha dhe mekanizma të ndryshëm brenda kornizës së APEC-ut, duke bërë edhe përgatitjet për takimin e udhëheqësve në nëntor.
Gjatë aktivitetit të gushtit, do të mbahet një seancë plenare për takimin e zyrtarëve të lartë, si edhe mbledhje të komiteteve vartëse, të grupeve të punës dhe seminareve përkatëse, që mbulojnë fusha të shumta si tregtia, transporti, ushqimi, doganat, shkenca dhe teknologjia, energjia, shëndetësia, reduktimi i fatkeqësive dhe anti-korrupsioni, duke përfshirë gati 130 takime dhe ngjarje.
Më shumë se 2,300 përfaqësues nga ekonomitë anëtare të APEC-ut, Sekretariati, Këshilli Këshillimor i Biznesit (ABAC) dhe Këshilli i Bashkëpunimit Ekonomik të Paqësorit (PECC) pritet të marrin pjesë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






