Transmetuar më 14-08-2026, 14:48

Geron Cecja, 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për një vrasje të ndodhur në Tiranë në vitin 2006, është arrestuar në Athinë.

Arrestimi i tij është kryer nga një task-forcë speciale e Policisë Greke, pas informacionit të siguruar mbi vendndodhjen e 48-vjeçarit.

Sipas raportimeve të korrespondentit të Top Channel, Artur Bibe, Cecja u arrestua mesditën e 13 gushtit në zonën e Filotheit, në Athinë, nga efektivë të Departamentit të Kërkimit të Policisë Greke.

Cecja, i datëlindjes 27 nëntor 1978, akuzohet nga autoritetet shqiptare për vrasjen e një bashkëatdhetari në Tiranë, ngjarje e regjistruar në vitin 2006.

Për 48-vjeçarin ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar dhe ai ka qenë në kërkim nga autoritetet shqiptare prej rreth dy dekadash.

Pas arrestimit, Cecja është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente në Greqi, ndërsa tashmë pritet vendimmarrja e autoriteteve greke për procedurat që lidhen me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

48-vjeçari konsiderohet i dyshuar dhe jo fajtor deri në një vendim përfundimtar të gjykatës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit