Transmetuar më 14-08-2026, 14:06

Policia thotë se i riu theu masën e arrestit në shtëpi dhe dyshohet se vodhi para dhe produkte në tetë subjekte. Hetimet po vijojnë edhe për raste të tjera

TIRANË – Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Multiple”, duke arrestuar një 20-vjeçar që dyshohet se, megjithëse ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për vjedhje, ka kryer tetë vjedhje të tjera brenda një jave.

Sipas policisë, hetimet nisën pas kallëzimeve të disa qytetarëve për vjedhje në subjekte që ata kishin në pronësi ose administrim.

Në kuadër të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me komisariatet e tjera në zonat ku kishin ndodhur vjedhjet, identifikuan dhe kapën si autor të dyshuar shtetasin Orgito Hysenaj.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, gjatë periudhës 5 deri më 13 gusht 2026, ai ka vjedhur para dhe produkte në tetë subjekte të ndryshme.

Gjatë verifikimeve rezultoi se i riu ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur pikërisht për të njëjtën veprimtari kriminale.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar nëse 20-vjeçari mund të jetë autor edhe i vjedhjeve të tjera.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit