Transmetuar më 14-08-2026, 13:45

TIRANË – Ish-banorët e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, duket se po shijojnë periudhën e tyre më të mirë në çift pas përfundimit të angazhimeve televizive në emisionin “Top Arena” dhe pushimeve verore.

Së fundmi, Mateo ka ndarë me ndjekësit në “Instastory” një fotografi ku shfaqet së bashku me Brikenën, teksa të dy shkëmbejnë një vështrim të ngrohtë e të buzëqeshur. Krahas imazhit, ai i ka dedikuar një shprehje romantike partneres së tij: “Shikimi që më vodhi zemrën pa thënë një fjalë”.

Pavarësisht ulje-ngritjeve të mëparshme pas daljes nga shtëpiza e famshme, dyshja vazhdon të jetë mjaft e komentuar në rrjetet sociale, duke ndarë shpesh momente nga jeta e tyre e përditshme me fansat.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit