

RROGOZHINË – Presidenti i klubit të Egnatias, Agim Demrozi, ka shpërblyer skuadrën me një premio prej 200 mijë eurosh pas suksesit historik në kompeticionet europiane. Shpërblimi vjen pas kualifikimit të rrogozhinasve në play-off-in e UEFA Europa League dhe sigurimit të fazës së ligës në UEFA Conference League.
Egnatia realizoi një përmbysje spektakolare ndaj Shamrock Rovers, duke fshirë humbjen 3-1 të ndeshjes së parë me një triumf të thellë 5-1 në sfidën e kthimit. Duke mbajtur premtimin e dhënë më herët për arritjen e objektivave, presidenti Demrozi ka ndarë premien e majme për lojtarët dhe stafin teknik.
Pas këtij suksesi, skuadra shqiptare do të fokusohet te sfida e radhës në play-off-in e Europa League, ku do të përballet me ekipin norvegjez të Lillestrøm.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






