

PRISHTINË – Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje se presidenti i ardhshëm i vendit duhet të jetë një figurë konsensuale, me mbështetje sa më të gjerë politike dhe shoqërore.
Në një deklaratë të bërë publike, Kurti theksoi se partia e tij synon të arrijë një marrëveshje me subjektet e tjera politike për këtë çështje, me qëllim parandalimin e një cikli të ri zgjedhor. Sipas tij, kreu i ardhshëm i shtetit duhet të jetë një personalitet me merita, vlera kombëtare e qytetare, si dhe i dëshmuar në profesion.
Deklarata vjen në një kohë kur zhvillimet politike në vend janë tensionuar, ndërsa opozita ka kërkuar vazhdimin e seancave për zhbllokimin e institucioneve.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






