

Shqipëria ka mirëpritur zyrtarisht nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me Poloninë, e cila është dekretuar nga presidenti polak, Karol Nawrocki.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) e ka cilësuar këtë si një zhvillim tejet të rëndësishëm, pasi u garanton shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Poloni njohjen e periudhave të punës, si dhe të drejtën e përfitimit dhe transferimit të kontributeve të tyre shoqërore.
Kjo marrëveshje i shtohet listës së akteve të ngjashme që Shqipëria ka lidhur ndër vite me shtete të tjera, si Italia, Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Zvicra, Hungaria, Kanadaja e të tjera, duke zgjeruar rrjetin e mbrojtjes dhe të drejtave sociale për diasporën dhe qytetarët shqiptarë jashtë vendit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






