

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza dhe kritika të ashpra ndaj Britanisë së Madhe, duke e ironizuar atë si një "Republikë Islamike", gjatë një interviste të dhënë në podkastin e Radios së Ushtrisë.
Deklarata e tij e diskutueshme erdhi ndërsa fliste për familjen Churchill dhe mënyrën se a kishin raportuar dikur pozitive për Izraelin. Duke iu referuar tensioneve aktuale mes Londrës zyrtare dhe Tel Avivit për luftën në Gaza, Netanyahu u shpreh me ironi për ndryshimet demografike dhe qëndrimet politike në Mbretërinë e Bashkuar.
"Përpiquni të gjeni diçka të tillë tani në Britani, të cilën mund ta quani ‘Republika Islamike e Britanisë’", u shpreh ai duke qeshur. Kur gazetari e pyeti nëse e gjithë Evropa ndodhet në të njëjtën situatë, kryeministri izraelit u përgjigj me "po", duke aluduar për komunitetet myslimane në kontinent dhe qasjen gjithnjë e më kritike të qeverive evropiane ndaj Izraelit.
Në mbyllje të kommentit të tij, duke iu referuar ambicieve bërthamore të Iranit, Netanyahu shtoi me ironi se "Republika e parë islamike bërthamore do të jetë Republika Islamike e Britanisë", ndërsa theksoi se vendi i tij po sigurohet që të mos lejojë një të tillë në Iran.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






