

Situata e zjarrit në masivin pyjor të Lurës është përkeqësuar ndjeshëm, ndërsa përpjekjet për vënien e flakëve nën kontroll hyjnë në ditën e tretë. Zjarri është përhapur mbi lagjen Koçekë, duke u afruar rrezikshëm drejt zonës së banuar.
Terreni i thyer malor dhe era e fortë po favorizojnë përhapjen e flakëve dhe po pengojnë ndërhyrjen e forcave në tokë. Në terren janë angazhuar rreth 200 efektivë dhe punonjës nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, Bashkia Dibër, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, si dhe banorë vendas.
Drejtori i Administratës së Zonave de Mbrojtura në Dibër, Leonard Topuzi, konfirmoi se kushtet e vështira po komplikojnë operacionin tokësor. Përballë kësaj situate, operacioni po mbështetet edhe nga ajri me dy avionë, ndërsa strukturat operacionale vijojnë përpjekjet intensive për izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






