

Qyteti bregdetar i Burgasit do të jetë mikpritësi i edicionit të ardhshëm të "Eurovision Song Contest 2027", pasi Bullgaria fitojë të drejtën e organizimit pas triumfit të këngëtares Dara në edicionin e mbajtur në Vjenë. Konkursi do të zhvillohet në muajin maj, ku gjysmëfinalet janë planifikuar për 11 dhe 13 maj, ndërsa nata finale do të mbahet më 15 maj.
Marrëveshja zyrtare u firmos nga kryetari i Bashkisë së Burgasit, Dimitar Nikolov, dhe drejtoresha e përgjithshme e televizionit publik BNT, Milena Milotinova, e cila theksoi se qyteti u përzgjedh pas një vlerësimi të detajuar ndërkombëtar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU). Nga ana e tij, kryebashkiaku Nikolov bëri të ditur se eventi do të mbahet në arenën më të re të qytetit, e cila ofron kapacitet të madh dhe infrastrukturë të përshtatshme për pajisjet e rënda teknike.
Megjithatë, menjëherë pas shpalljes zyrtare të qytetit mikpritës, platformat e rezervimeve kanë reflektuar një rritje të menjëhershme të çmimeve të hoteleve. Autoritetet vendase njoftojnë se janë siguruar mbi 155 mijë vende akomodimi, ndërsa në qendër të qytetit do të ngrihet "Eurovision Village". Për të përballuar fluksin e madh të vizitorëve, janë planifikuar shtim fluturimesh nga Sofja, si dhe janë zhvilluar bisedime me Aeroportin e Stambollit.
Ky edicion pritet të sjellë edhe ndryshime rregullatore të EBU-së, ku përfshihet parashikimi që vendi fitues nuk do ta ketë më automatikisht të drejtën e organizimit nëse ka rrezik serioz për sigurinë ose situata gjeopolitike të ndjeshme.igurinë e rajonit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






