Transmetuar më 14-08-2026, 10:57

Mbrojtja ligjore e 32-vjeçares turke Julide Yazici po përgatit hapat e radhës në gjykatë, ku ditën e hënë do të dorëzojë zyrtarisht ankimin në Gjykatën e Apelit për zëvendësimin e masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".

Ky zhvillim vjen pasi Gjykata e Tiranës vendosi më parë masën e paraburgimit ndaj saj, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Yazici u ndalua nga autoritetet në aeroportin e Rinasit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja.

Ajo rezultuje e dënuar nga drejtësia turke me 4 vjet burgim për akuzat e "pjesëmarrjes në organizatë terroriste" dhe "dhënies së ndihmës logjistike", nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vjet, 5 muaj e 22 ditë burg.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në paraburgim, ajo është vizituar nga përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, të cilët po ndjekin nga afër situatën për të garantuar respektimin e të drejtave të saj gjatë gjithë procedurave ligjore.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit