

Shtetasit shqiptarë do të mund të udhëtojnë pa viza drejt Mbretërisë së Marokut për qëndrime afatshkurtra, pasi autoritetet kompetente marokene kanë vendosur heqjen e këtij regjimi. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Sipas njoftimit të përcjellë nga Ambasada e Mbretërisë së Marokut me seli në Romë, vendimi hyn zyrtarisht në fuqi më 15 gusht 2026.
Lehtësimi i lëvizjes vjen në zbatim të angazhimeve të përcaktuara në Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar më 1 mars 2025, mes ministrit të Jashtëm maroken dhe ish-ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






