Transmetuar më 14-08-2026, 09:28

Vlorë/ Konflikt për pronën mes dy vëllezërve, 47-vjeçari kërcënon me armë, policia ndërhyn në kohë

VLORË – Policia e Vlorës thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë mes dy vëllezërve në lagjen “Uji i Ftohtë”, ndërsa një 47-vjeçar është arrestuar në flagrancë.

Operacioni i koduar “Lidhja” nisi pas njoftimit për një konflikt brenda një familjeje. Sipas policisë, shkak dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje për motive pronësie.

Gjatë ndërhyrjes u arrestua shtetasi J. T., 47 vjeç, person me precedent kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 47-vjeçari kishte kanosur me armë zjarri vëllanë e tij.

Policia sekuestroi një pistoletë, dy krehra dhe 30 fishekë.

Autoritetet thanë se ndërhyrja e menjëhershme bëri të mundur shmangien e një ngjarjeje më të rëndë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit