Transmetuar më 14-08-2026, 01:53

Një burrë në Shkodër ka përjetuar ditë makthi pasi dy persona e futën në mes dhe nisën ta dhunojnë duke pasur një qëllim, ta grabisnin.

Ngjarja ka ndodhur të enjten dhe policia e Shtetit thotë se ka identifikuar dy autorë të dhunës.

Konfirmohet se u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe A. F., pasi dyshohet se kanë dhunuar një shtetas, për ta shtrënguar për t’iu dhënë një shumë eurosh.

Nga kontrollet, në banesën e shtetasit A. F. u gjet 1 mjet prerës thikë.

Megjithatë në asnjë nga banesat e të dyshuarve nuk u gjetën vetë ata, pasi kanë marrë arratinë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit