

Një i ri shqiptar i cili kishte marrë dënim me diçka më shumë se pesë vjet heqje lirie në Itali, është kapur në Shqipëri dhe këtë të enjte është ekstraduar për në Pordenone, atje ku gjykata i ka dhënë vendimin për mbajtje në qeli.
Specialistët e Interpol Tiranës, si rezultat i bashkëpunimit me homologët, finalizuan procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shtetasit shqiptar.
Ai është Armando Valchizan alias Armando Dervishi alias Altin Dervishi alias Armando Gheorghe alias Martin Dervishi, 42 vjeç.
Gjykata e Pordenone, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 9 muaj burgim, për vjedhje në rrethana rënduese dhe emigracion të paligjshëm.
42-vjeçari i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është ndaluar në 11 mars 2026 në Portin e Durrësit teksa tentonte të hynte në Shqipëri duke përdorur disa identitete të ndryshme për t’i shpëtuar identifikimit nga policia.
Sipas shërbimeve policore, gjatë kontrolleve të detajuara në pikën kufitare u konstatua se shtetasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
Policia Kufitare ndaloi me qëllim ekstradimi 42 vjeçarin Armando Valchizan, i njohur edhe me disa identitete të tjera: Armando Dervishi, Armando Gheorghe, Altin Dervishi dhe Martin Dervishi.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






