

Drejtuesi i një mjeti ka shpëtuar me lëndime që nuk i rrezikuan jetën, pasi në një moment të papritur e humbi kontrollin e mjetit që drejtonte duke përfunduar në një kanal.
Ngjarja ndodhi pak para mbrëmjes së të enjtes në aksin rrugor Qafë Botë–Krane, pranë fshatit Ardhasovë.
Burime në vendngjarje bëjnë të ditur se makina që shihni në foto, u përmbys në kanal dhe shoferi i saj ka arritur të dalë pa lëndime serioze.
Gjithsesi makina ka pësuar dëmtime serioze.
Në vendngjarje shkoi policia, për të kryer veprimet e rastit.


Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






