Transmetuar më 13-08-2026, 23:04

Egnatia ka mësuar kundërshtarin e saj në raundin “play-off” të Ligës së Europës, ku kampionët e Shqipërisë do të përballen me skuadrën norvegjeze Lillestrøm.

Shorti i UEFA-s kishte përcaktuar çiftin Shamrock Rovers/Egnatia – Lillestrøm, ndërsa pas kualifikimit të rrogozhinasve ndaj Shamrock Rovers, Egnatia tashmë do të përballet me norvegjezët për një vend në fazën e ligës së Ligës së Europës.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 20 gusht, me Egnatian që do të luajë në shtëpi, ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më 27 gusht në transfertë.

Lillestrøm është një nga surprizat e këtij edicioni. Skuadra norvegjeze siguroi pjesëmarrjen në këtë fazë pasi fitoi Kupën e Norvegjisë, pavarësisht se në sezonin e kaluar militonte në kategorinë e dytë.

Për Egnatian, përballja me Lillestrøm është një tjetër mundësi për të shkruar historinë në arenën europiane. Rrogozhinasit kanë të garantuar të paktën pjesëmarrjen në fazën e ligës së Ligës së Konferencës, pavarësisht rezultatit në “play-off”-in e Ligës së Europës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit