Transmetuar më 13-08-2026, 23:02

Dinamo ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e kthimit ndaj Audës, duke fituar me rezultatin e thellë 4-0 dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të regjistruar në takimin e parë në Letoni.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e zhbllokoi sfidën në minutën e 36-të, kur Qardaku realizoi me një goditje të bukur nga hyrja e zonës.

Vetëm pak çaste para përfundimit të pjesës së parë, Qefalia dyfishoi avantazhin me një goditje spektakolare, duke e dërguar Dinamon në dhomat e zhveshjes me epërsinë 2-0.

Kryeqytetasit nuk u ndalën as në pjesën e dytë. Në minutën e 52-të, Malomo shënoi golin e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë, duke e vendosur Dinamon në një pozicion shumë të favorshëm për kualifikimin.

Rezultati u vulos në minutën e 78-të nga Fadairo, i cili shënoi golin e katërt dhe i dha fund përfundimisht shpresave të skuadrës letoneze.

Dinamo e mbylli takimin me një fitore bindëse 4-0, duke përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë dhe duke siguruar kalimin në fazën e play-off-it të Ligës së Konferencës.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit