

Janë bërë publike për herë të parë pamje të deklasifikuara të avionëve që po përdor Forca Ajrore Shqiptare në operacionet e saj në vend. Në to janë përdorur dhe mjete ajrore pa pilot.
Këto operacione që shihni në galeri, kanë konsistuar në evidentimin dhe neutralizimin e vatrave të zjarrit në zona të ndryshme të vendit.
Në ditët e fundit, monitorimi ajror me mjete ajrore pa pilot është intensifikuar mbi zonat e prekura nga zjarret, nga Mallakastra dhe Dajti, në Tiranë, deri në Krujë e Lurë, ndërsa vëzhgimi shtrihet sipas nevojës në të gjithë territorin.
Me Bayraktar TB2, Detashmenti UAV i Forcës Ajrore siguron pamje dhe informacion në kohë reale mbi vatrat e zjarrit, ndjek zhvillimin e tyre dhe monitoron edhe lëvizjen e helikopterëve të angazhuar në operacionet e shuarjes.
Të dhënat e siguruara nga ajri ndihmojnë strukturat përgjegjëse në koordinimin e forcave, orientimin e ndërhyrjeve dhe reagimin e shpejtë aty ku situata e kërkon.







Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






