

Qyteti i Sarandës është përfshirë nga një ndërprerje e energjisë elektrike mbrëmjen e së enjtes, duke lënë në errësirë një pjesë të qytetit në kulmin e sezonit turistik.
Energjia elektrike është ndërprerë rreth orës 21:30, ndërsa prej më shumë se 20 minutash qyteti vijon të jetë pa energji.
Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e ndërprerjes dhe nuk është bërë e ditur se kur pritet të rikthehet furnizimi me energji elektrike.
Ndërprerja ka ndodhur në një prej periudhave më të ngarkuara të sezonit turistik, kur Saranda është e mbushur me turistë dhe vizitorë.
Pritet që autoritetet dhe operatori i energjisë të japin informacion mbi shkakun e avarisë dhe kohën e rikthimit të furnizimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






