

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 75-të radhazi, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike.
“Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” janë ndër sloganet e brohoritura gjatë marshimit, ndërsa kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama.
Përmes tubimeve të zhvilluara prej 75 ditësh, protestuesit kanë kërkuar ndryshimin e klasës politike dhe një riformatim të sistemit politik në vend.
Një tjetër thirrje e përsëritur gjatë protestave ka qenë “Rama në burg, Berisha në burg”, e cila pasqyron kërkesën e protestuesve për ndryshim të figurave kryesore të politikës shqiptare.
Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protestuesit pritet të ndalen në disa pika të Tiranës gjatë zhvillimit të tubimit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






