Transmetuar më 13-08-2026, 21:33

Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 75-të, ndërsa gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes përpara Kryeministrisë, një prej protestuesve ka njoftuar për një marshim të planifikuar për ditën e nesërme.

Sipas tij, marshimi do të nisë nga Stacioni i Trenit, ndërsa protestës pritet t’i bashkohen edhe pjesëtarë të diasporës.

Protestuesi tha se diaspora do të jetë pjesë e tubimeve për tre ditë radhazi, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që do t’i bashkohen protestës.

“Nesër diaspora dhe për tre ditë me radhë do të jetë me ne! Dua t’i falënderoj sot dhe t’i shpreh mirënjohjen për marshimin që nesër do të nisë nga Stacioni i Trenit”, u shpreh ai.

Protestat në Tiranë vijojnë prej 75 ditësh, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit