Transmetuar më 13-08-2026, 20:50

Informacione dhe pamje të reja vijnë nga tragjedia rrugore që ndodhi pasditen e sotme në Çukas të Lushnjës.

Nga rindërtimi i ngjarjes mësohet se dy motrat, Mirela Haskaj 50 vjeçe dhe Florije Xhepa 53 vjeçe, ishin duke udhëtuar me automjetin që drejtohej nga Florija, për në fshatin Delisufaj ku Mirela ishte e martuar.

Në një moment ende të paqartë, Florija e ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga pikërisht në momentet kur duhet të kalonin urë.

Për pasojë kanë rënë me gjithë makinë brenda një kanali plot me ujë në anë të rrugës.

Mjeti me të cilin udhëtonin dy gratë ka përfunduar nën urë nga rrjedha e ujit, thanë burime okulare.

Rënia rezultoi fatale sepse dy gratl vdiqën brenda mjetit pa mundur dot të dalin të gjalla që andej.

Për shkak të rrjedhës së ujit, automjeti ka përfunduar nën urë, ndërsa dy gratë kanë mbetur të bllokuara brenda tij dhe, fatkeqësisht, kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes, thanë burimet në vendngjarje.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat, të cilat kanë nxjerrë trupat e dy viktimave dhe i kanë transportuar drejt morgut të Lushnjës. Kjo është bërë e mundur nga ndihma e dhënë prej kalimtarëve të rastit dhe ekipeve në vendngjarje.

Çfarë tha policia:

Rreth orës 19:00, jemi njoftuar se në një kanal me ujë, në aksin rrugor rural “Delisufaj-Çukas”, kishte rënë një automjet.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses, ku kanë konstatuar brenda automjetit dy shtetase të pajeta, konkretisht shtetasen F. Xh., 53 vjeçe, banuese në fshatin Çermë, drejtuese e automjetit, si dhe motrën e saj, shtetasen M. H., 50 vjeçe, banuese në fshatin Delisufaj, e cila ishte pasagjere në automjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rënies së automjetit në kanal.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit