

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë këtë të enjte në ditën e 75-të, ndërsa protestuesit janë mbledhur sërish në kryeqytet për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë.
Grumbullimi ka nisur pas orës 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit kanë hedhur një sërë thirrjesh kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Ndër sloganet e dëgjuara kanë qenë: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.
Pas grumbullimit në shesh, protestuesit kanë vijuar marshimin në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe janë ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.
Përpara Kryeministrisë, qytetarët vijojnë protestën përmes thirrjeve dhe fjalimeve, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.
Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit pritet të vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 75-të radhazi.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






