

Tragjedia rrugore që ndodhi pasditen e sotme në Lushnjë i mori jetën fatalisht dy grave, motra.
Viktimat janë Mirela Hasko, 50 vjeçe dhe Florije Xhepa 53 vjeçe, raporton noa.al.
Të ndjerat gjetën vdekjen të dhimbshme pasi u mbytën teksa makina ku udhëtonin ra në një kanal jashtë rruge.
Aksidenti ndodhi pranë fshatit Çukas të Lushnjës, raporton noa.al e cila konfirmoi lajmin nga policia e Shtetit.
Makina me të cilën udhëtonin dy motrat, ka humbur drejtimin dhe në rrethana të papritura ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal i cili ishte plot memjetin.
Makina drejtohej nga e ndjera Florije Xhepa, kurse motra e saj Mirela Hasko, ishte pasagjere në mjet.
Dy motrat janë bllokuar brenda ujit në kanal dhe nuk kanë mundur të dalin të gjalla që andej duke u mbytur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë së bashku me grupin hetimor. Ata po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti fatal.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






