Transmetuar më 13-08-2026, 18:38

Një konflikt në familje ka përfunduar me dy të dëmtuar në Durrës. Policia dhe Prokuroria po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

DURRËS – Një konflikt në familje ka përfunduar me plagosjen e dy bashkëshortëve pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Durrësit. Në foto shihni pamje në vendngjarje, te zona e Shkozetit pranë zyrave të AKU.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00. Dyshohet se Xheladin Lala, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, Adelina Lala, e ka plagosur atë me thikë në pjesën e kokës.

Gjatë konfliktit ka mbetur i dëmtuar edhe vetë Xh. L.

Të dy bashkëshortët janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit..

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit