

Një konflikt në familje ka përfunduar me plagosjen e dy bashkëshortëve pasditen e së enjtes në lagjen 14 të Durrësit.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 17:00, shtetasi Xhwevat Lala, 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, Adelina Lala, 38 vjeçe, e ka goditur atë në pjesën e kokës me një mjet prerës, thikë.
Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe 43-vjeçari. Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas autoriteteve, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë). Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L.
Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






