Transmetuar më 13-08-2026, 18:25

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të enjte në Divjakë, ku Hyqmet Dervishi 82 vjeç, ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me një shtyllë.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga trajektorja e lëvizjes dhe duke u përplasur me shtyllën.

Përplasja ka qenë fatale për 82-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.

Divjakë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Çermë-Divjakë”, shtetasi H. D., 82 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi H. D. është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit