Transmetuar më 13-08-2026, 18:12

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën Çermë-Divjakë. Drejtuesi i mjetit u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve

DIVJAKË – Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Çermë-Divjakë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, drejtuesi i një automjeti, shtetasi Hyqmet Dervishi, 82 vjeç, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ka ndërruar jetë më pas.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të dokumentuar aksidentin dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit