Transmetuar më 13-08-2026, 17:39

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer këtë të enjte në Siviri, në Halkidiki të Greqisë, duke detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e banorëve dhe turistëve nga zona e rrezikuar.

Përmes sistemit të emergjencës 112, autoritetet u kanë kërkuar personave që ndodhen në Siviri të largohen menjëherë nga zona dhe të drejtohen drejt Mola Kalivës, duke ndjekur udhëzimet e forcave të emergjencës.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar 122 zjarrfikës dhe 41 mjete zjarrfikëse. Ndërhyrja po mbështetet edhe nga ajri, me nëntë avionë zjarrfikës dhe tre helikopterë.

Situata paraqitet veçanërisht shqetësuese për shkak të kushteve atmosferike dhe rrezikut të lartë për përhapjen e zjarreve në këtë periudhë në Greqi. Autoritetet kanë vendosur gjithashtu kufizime për qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në zona të caktuara pyjore, me qëllim parandalimin e rrezikut për banorët dhe pushuesit.

Forcat zjarrfikëse vijojnë operacionin për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat e evakuimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit