Transmetuar më 13-08-2026, 16:41

Ornela Zuko falenderon familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë familjes pas humbjes së 20-vjeçarit. “Boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë”, shkruan ajo.

Një reagim prekës ka ardhur nga Ornela Zuko, nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, i cili humbi jetën tragjikisht pas një konflikti me shokun e tij të fëmijërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, nëna e të riut ka falenderuar të gjithë familjarët, miqtë dhe të afërmit që i kanë qëndruar pranë familjes në ditët e vështira pas ngjarjes.

“Joani ynë u largua padrejtësisht dhe shumë herët, duke lënë pas një boshllëk që asgjë nuk mund ta mbushë”, shkruan Ornela Zuko.

Ajo shprehet se kujtimi i të birit do të mbetet i gjallë përmes buzëqeshjes, mirësisë dhe dashurisë që ai përcolli te njerëzit që e njohën.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës, kur Kristjan Sterjo, shoku i fëmijërisë së Joan Zukos, dyshohet se e qëlloi me armë zjarri. 20-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autori i dyshuar u arrestua disa orë pas ngjarjes. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka deklaruar para grupit hetimor se prej kohësh kishte pasur konflikt me Zukon. Sipas hetimeve paraprake, përplasja dyshohet se lidhet me një konflikt që kishte në qendër të tij të dashurën e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e ngjarjes tragjike.

Në mesazhin e saj, nëna e 20-vjeçarit shpreh mirënjohjen për mbështetjen e marrë nga njerëzit gjatë këtyre ditëve.

“Buzëqeshja, mirësia, dashuria dhe shpirti i tij i bukur do të jetojnë përgjithmonë brenda nesh”, shkruan ajo.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit