

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Vodicë, në vendin e quajtur “Çezma e Thatë”. Automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin kullues.
POLIÇAN – Tre anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë, në Poliçan.
Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur “Çezma e Thatë”, ku automjeti ka dalë nga rruga në një kthesë dhe ka përfunduar në kanalin kullues.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar Veiz Shermalli, 60 vjeç, Rabushe Shermalli, 78 vjeçe dhe Liljana Shermalli, 58 vjeçe, të tre banues në fshatin Vodicë, në bashkinë Poliçan.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga 58-vjeçarja Liljana Shermalli.
Tre të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit, ku kanë marrë ndihmën mjekësore. Për shkak të frakturave të marra, 78-vjeçarja Rabushe Shermalli është transportuar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për trajtim më të specializuar.
Policia ka nisur veprimet për të dokumentuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






