

ELBASAN – Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi u kap duke mbajtur pa leje një armë zjarri, në afërsi të parkut “Aqif Pasha”.
Operacioni, i koduar “Indicia”, u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së informacionit se një person lëvizte i armatosur në këtë zonë.
Në vijim të veprimeve operative, uniformat blu ndërhynë menjëherë dhe vunë në pranga shtetasin J. S., 21 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit të çantës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë, me krehër dhe municion, të cilën 21-vjeçari dyshohet se e posedonte pa leje.
Sipas Policisë, operacioni është pjesë e punës për identifikimin dhe ndalimin e personave që mund të përfshihen në ngjarje kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vijimin e veprimeve të mëtejshme.
Njoftimi:
Elbasan/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Elbasan, operacioni i koduar “Indicia”, kundër armëmbajtjes pa leje.
Kapet në afërsi të parkut “Aqif Pasha”, i armatosur me pistoletë me municion, dhe vihet në pranga 21-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit me krehrin dhe disa fishekë.
Në vijim të punës intensive operative dhe operacionale, kryer me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të cilët përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje kriminale, është siguruar informacion për një shtetas që lëvizte me armë zjarri (pistoletë) me vete, në afërsi të parkut “Aqif Pasha”.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në kuadër të operacionit të koduar “Indicia”, u vu në pranga shtetasi i dyshuar, J. S., 21 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në çantën (marsup) të këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën ai e posedonte pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






