Transmetuar më 13-08-2026, 12:13

Situata e zjarreve në periferi të Tiranës është përkeqësuar ndjeshëm, ku vatrat e aktivizuara prej ditësh në Priskë të Madhe kanë marrë përmasa të rrezikshme, duke u përhapur me shpejtësi drejt Lundrës, Farkës së Madhe dhe Gurrës.

Përveç dëmeve të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore dhe ullishte, flakët kanë shkatërruar një shtëpi të pabanuar, ndërsa autoritetet kanë evakuuar tre familje për të garantuar sigurinë e jetës së tyre. Situata paraqitet veçanërisht e rënduar për blegtorët e zonës, pasi dhjetëra bagëti raportohet të kenë mbetur të bllokuar në pyjet e përfshira nga flakët.

Për vënien nën kontroll të situatës po ndërhyhet në mënyrë të integruar nga toka dhe ajri. Dy helikopterë janë angazhuar në operacion, duke u furnizuar me ujë nga Liqeni i Farkës për të goditur vatrat më të rrezikshme.

Ndërkohë, forcat tokësore ndodhen në terren në gatishmëri të plotë për të penguar depërtimin e flakëve drejt zonave të banuara, ndërsa tymi i dendur ka pushtuar të gjithë zonën përreth, duke krijuar vështirësi dhe shqetësim për banorët.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit