

Ish-kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci, është ndarë papritur nga jeta në moshën 64-vjeçare, gjatë një Mëngjesit të sotëm, teksa po pushonte me familjen e tij në bjeshkët e Tropojës.
Sipas raportimeve, Haluci u kishte pohuar familjarëve se nuk ndihej mirë në shëndet, ndërsa pak minuta më vonë është gjetur pa shenja jete. Vdekja e tij e papritur ka tronditur familjarët, të afërmit dhe komunitetin e juristëve.
Skënder Haluci ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë shqiptare, ku ndër të tjera ka shërbyer si kryetar i Gjykatës së Vlorës, ndërsa më herët ishte larguar nga procesi i vetingut.
Rrethanat e sakta dhe shkaqet e humbjes së jetës pritet të përcaktohen zyrtarisht nga ekspertiza mjekoligjore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






