

KRUJË – Zjarri në lagjen Abaze të Krujës vijon të jetë aktiv, ndërsa situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e emergjencave.
Gjatë natës, perimetri i zjarrit është zgjeruar, ndërsa flakët janë afruar pranë banesave, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.
Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit, si dhe për parandalimin e përhapjes së tyre drejt zonave të banuara.
Në mbështetje të strukturave të emergjencave janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura, të cilat po marrin pjesë në operacionet për përballimin e situatës.
Efektivët e FA-së janë të angazhuar gjithashtu në zona të tjera të prekura nga zjarret, përfshirë Lurën, Mallakastrën, Vaun e Dejës, Mirditën, si dhe zonat e Priskës, Dajtit dhe Farkës në Tiranë.
Operacionet në terren vijojnë, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e banesave dhe e zonave të banuara nga përhapja e flakëve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






