

MALLAKASTËR – Vijojnë me intensitet të lartë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarreve në qarkun e Fierit. Strukturat emergjente janë përqendruar gjatë orëve të fundit në masivin pyjor Lofkënd-Ngraçije dhe në fshatin Gjinoqare, ku vatrat e zjarrit mbeten aktive.
Forcat operacionale ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për frenimin e përhapjes së flakëve. Sipas të dhënave nga terreni, intensiteti i zjarrit është ulur krahasuar me orët e mëparshme, por perimetri i vatrave është zgjeruar, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen.
Në dy operacionet janë angazhuar rreth 70 forca, mes tyre efektivë zjarrfikës dhe mjete të emergjencave civile.
Forcat në terren po vijojnë punën për izolimin e vatrave dhe mbajtjen nën kontroll të situatës, ndërsa operacionet do të vazhdojnë deri në stabilizimin e plotë të zonave të prekura.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






