Transmetuar më 13-08-2026, 07:36

Ish-mesfushori dhe trajneri i Barcelonës merr drejtimin e “Tulipanëve” me një kontratë deri në Kupën e Botës 2030.

13 Gusht 2026 | Nga D.S.

HOLANDË – Lëvizje e bujshme në futbollin europian. Xavi Hernández është emëruar trajneri i ri i kombëtares së Holandës, duke marrë drejtimin e “Tulipanëve” pas largimit të Ronald Koeman.

Tekniku spanjoll, 46 vjeç, ka firmosur një kontratë që e mban në krye të përfaqësueses holandeze deri në Kupën e Botës 2030. Kjo është hera e parë që Xavi merr drejtimin e një kombëtareje.

Emërimi i tij përfaqëson gjithashtu një ndryshim të rëndësishëm për Holandën, pasi Xavi bëhet trajneri i parë i huaj i përfaqësueses që prej Ernst Happel në vitin 1978.

Xavi rikthehet në pankinë pas eksperiencës te Barcelona, ku qëndroi deri në vitin 2024. Si trajner, ai ka drejtuar më parë edhe Al-Sadd në Katar.

Në aventurën e re, spanjolli pritet të sjellë filozofinë e tij të bazuar te mbajtja e topit, kreativiteti dhe futbolli ofensiv, elemente që lidhen edhe me traditën e futbollit holandez.

Xavi do të zëvendësojë Ronald Koeman, i cili drejtoi Holandën në dy periudha dhe e udhëhoqi ekipin deri në gjysmëfinalet e Euro 2024.

Sfida e parë e Xavit në stolin e Holandës do të jetë përballja me Gjermaninë në Nations League, më 24 shtator.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit