

TIRANË – Shqipëria do të vijojë të ndikohet sot nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme. Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash, më të dukshme në zonat lindore dhe jugore të vendit.
Reshje të dobëta dhe lokale shiu mund të regjistrohen në pjesë të ndryshme të territorit. Në zonat lindore dhe veriore nuk përjashtohen shtrëngata të shkurtra dhe të izoluara, kryesisht në relievet kodrinore dhe malore.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet, duke arritur deri në 14 m/s.
Në zonat detare, valëzimi parashikohet i forcës 1–3 ballë.
Temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 40C, veçanërisht në zonat e ulëta të vendit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






