

Një situatë alarmante është krijuar mbrëmjen e sotme pranë zonës së Lundrës në Tiranë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Për shkak të situatës, raportohet se është ndërprerë energjia elektrike, ndërsa problematika është shfaqur edhe me furnizimin me ujë.
Zjarri vijon të përbëjë rrezik për përhapje të mëtejshme, ndërsa në terren pritet ndërhyrja e strukturave të emergjencës për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion në lidhje me situatën dhe masat e marra për mbrojtjen e banorëve dhe zonave të banuara.
Ngjarja mbetet në zhvillim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






