

Situata e krijuar nga zjarret në zonat e Priskës dhe Farkës ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në Stacionin e Pompave në Priskë, duke sjellë probleme edhe me furnizimin me ujë të banorëve.
Ujësjellës-Kanalizime Tiranë (UKT) ka njoftuar se, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, është ndërprerë furnizimi me ujë për abonentët në zonën e Priskës.
Ndërkohë, për shkak të situatës së krijuar, ndërprerje të furnizimit me ujë do të ketë edhe në zonën e Lundrës.
UKT bën me dije se po monitoron situatën dhe do të njoftojë qytetarët për rikthimin e furnizimit me ujë, sapo kushtet të normalizohen dhe energjia elektrike të rikthehet në stacionin e pompave.
“UKT do të dalë me një njoftim të dytë për rikthimin e situatës normale”, thuhet në njoftimin e institucionit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






