

Forcat e Repartit të Neutralizimit të Elementit të Armatosur (RENEA) kanë zhvilluar një operacion në Vlorë, ku janë kryer kontrolle në dy banesa.
Sipas informacioneve paraprake, kontrollet janë kryer në kuadër të një aksioni policor, ndërsa dyshohet se në banesat e kontrolluara mund të fshihen persona me rrezikshmëri të lartë kriminale.
Forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në banesat e përfshira në operacion, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare lidhur me identitetin e personave që kërkohen apo rezultatet e kontrolleve.
Operacioni vijon, ndërsa pritet që Policia e Shtetit të japë më shumë informacion lidhur me objektivin dhe rezultatet e aksionit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






