Transmetuar më 12-08-2026, 22:30

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke shprehur mirënjohje për zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura dhe të gjithë personat e angazhuar në operacionet për përballimin e flakëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Begaj ka vlerësuar përkushtimin dhe sakrificën e forcave që po përballen me zjarret në kushte të vështira, për shkak të temperaturave të larta.

“Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ata po mbrojnë jetën, familjet, banesat dhe pasuritë tona”, shkruan Presidenti.

Begaj ka shprehur mirënjohje për çdo zjarrfikës dhe efektiv të angazhuar në vijën e parë të zjarrit, ndërsa ka kërkuar që personat përgjegjës për zjarrvëniet të përballen me forcën e ligjit.

Presidenti u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë jetën e njerëzve dhe pronën.

“Sot, Shqipëria ka nevojë për solidaritetin dhe përgjegjësinë e të gjithëve”, përfundon Begaj.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit