Transmetuar më 12-08-2026, 22:09

Një vatër zjarri me përmasa të mëdha ka përfshirë zonën e Daiasit, pranë Lundrës, ndërsa flakët dhe reja e dendur e tymit janë të dukshme edhe nga qendra e Tiranës.

Pamjet e siguruara nga kryeqyteti tregojnë përmasat e zjarrit, i cili është përhapur në një zonë kodrinore dhe vijon të jetë aktiv.

Flakët mund të dallohen edhe nga lartësitë në qendër të Tiranës, duke treguar shtrirjen e konsiderueshme të vatrës dhe distancën në të cilën është përhapur zjarri.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Ndërhyrja po mbështetet edhe nga ajri me dy helikopterë, të cilët po operojnë në zonën e zjarrit me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve.

Për momentin, përpjekjet e forcave operacionale janë përqendruar në kontrollin e vatrës dhe parandalimin e avancimit të zjarrit drejt zonave përreth.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit