Transmetuar më 12-08-2026, 21:08

Miliona njerëz në Europë dhe në pjesë të tjera të hemisferës veriore kanë ndjekur këtë të mërkurë një nga fenomenet më spektakolare astronomike të viteve të fundit: eklipsin diellor.

Në Spanjë, Islandë, Grenlandë dhe në një pjesë të Portugalisë, Hëna ka kaluar përpara Diellit duke e mbuluar plotësisht atë për disa minuta. Fenomeni ka krijuar një pamje të jashtëzakonshme në qiell, duke tërhequr vëmendjen e mijëra qytetarëve, turistëve dhe fotografëve.

Në pjesë të tjera të Europës, eklipsi është vërejtur në formë të pjesshme. Sheshe, plazhe dhe pika panoramike në qytete të ndryshme janë mbushur me njerëz që kanë ndjekur fenomenin astronomik.

Eklipsi ka tërhequr gjithashtu interesin e komunitetit shkencor, ndërsa studiues dhe fotografë kanë dalë në terren për të dokumentuar dhe analizuar këtë ngjarje të rrallë.

Pamjet e eklipsit janë shpërndarë gjerësisht, duke ofruar momente spektakolare nga zona të ndryshme ku fenomeni është parë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit