

Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë sot në ditën e 74-të, ndërsa protestuesit kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Qytetarët janë grumbulluar me pankarta dhe mesazhe kundër qeverisë, ndërsa vijojnë të përsërisin kërkesat e tyre të artikuluara gjatë protestave të mëparshme.
Ndër kërkesat kryesore të protestuesve janë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura.
Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, duke paralajmëruar mobilizim të mëtejshëm qytetar.
Marshimi drejt Kryeministrisë pritet të nisë pas përfundimit të grumbullimit në sheshin “Skënderbej”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






