Transmetuar më 12-08-2026, 17:43

Situata e zjarreve në Krujë është përkeqësuar pas përhapjes së flakëve në drejtim të zonave të banuara.

Për shkak të rrezikut për banorët dhe banesat, autoritetet kanë nisur evakuimin e familjeve në lagjen “Abaze”.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga erërat dhe bimësia e thatë, duke iu afruar banesave.

Banorët janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si masë sigurie, ndërsa situata në terren vijon të monitorohet.

Forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonat e banuara.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit